Vodhën me dhunë të moshuarin në Sarandë, 12 vite burg për tre autorët

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 12 vjet e 8 muaj burgim tre autorët që vodhën me dhunë  një të moshuar tre vite më parë.

91-vjeçarit Dhimitër Papa i vodhën  20 mijë lek të reja dhe 1 armë gjahu “Bajkal” ruse të kalibrit 12 mm.

Dy ekzekutorët e ngjarjes ishin Hysi dhe Qurku ndërsa Gërbi ra në pranga si bashkëpunëtor.

Policia i arrestoi fillimisht ata ndërsa pas një përiudhe në paraburgim, Gjykata la të lirë Gërbin në maj 2021 dhe Qurkun e Hysin në “Arrest shtëpie” në prill 2022.

Ky i fundit e theu masën dhe në korrik 2022 u përfshi në një konflikt në Sarandë ku policia i sekuestroi edhe një pistoletë e tashmë ndodhet sërish në qeli, sipas Ora News. Me vendimin e 21 shkurtit Gjyqtari Fatmir Ndreu dënoi Kleo Hysin 35-vjec dhe Paris Qurkun 42-vjec me nga 7 vjet heqje lirie dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar u dënuan përfundimisht me nga 4 vjet e 8 muaj burg. Jetmir Gërbi 34-vjec ndërkohë u dënua me 5 vjet burg dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg.

Fillimisht prokuroria tentoi që këtë te fundit ta cojë në gjykim për “moskallëzim krimi” gjë që u refuzua nga Gjykata e cila e gjykoi dhe dënoi për “vjedhje me dhunë” në rolin e ndihmësit./albeu.com/


Shtuar 3.03.2023 14:15