Princ Harry trondit sërish: Ata gënjyen për të mbrojtur vëllanë tim

“Ata ishin të lumtur që gënjyen për të mbrojtur vëllanë tim, ata kurrë nuk ishin të gatshëm të thoshin të vërtetën për të na mbrojtur ne”, thotë Princi Harry në trailerin e fundit të serialit të tij dhe parteres, Meghan Markle. Megjithatë, nuk kuptohet qartë se kujt i referohet shtypit britanik apo familjes së tij mbretërore.

Në trailer nuk shpjegohet se kush ishin “ata” të cilëve iu referohet Harry. Por një version tjetër i të njëjtit trailer të Netflix duket se jep një shpjegim për komentin e tij, ku thuhet: “Mediat britanike janë të lumtura të gënjejnë për të mbrojtur vëllain tim”. Kjo sugjeron se mund të jetë një sulm ndaj shtypit.

Mesa duket nuk bëhet fjalë për një akuzë ndaj familjes së tij mbretërore. BBC raporton se Netflix është kontaktuar për një përgjigje në lidhje me ndryshimet në këtë moment kyç midis dy trailerave, njëri në YouTube dhe tjetri në faqen e internetit të Netflix.