Çmimi i naftës në Shqipëri, Vasili: Kriminale, në Maqedoninë e Veriut është vetëm 185 lekë/litri

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e cilësohn rritjen e çmimeve në Shqipëri si një vepër kriminale.

Në një postim në Facebook, Vasili ka bërë një krahasim me karburantet në Maqedoninë e Veriut.

Postimi i Vasilit

ÇMIM KRIMINAL I NAFTES 248 LEKE !! Ne MAQEDONI ne kete moment çmimi i naftes eshte vetem 1850 leke te vjetra. Ne SHQIPERI Bordi i Hajduterise e ka vendosur 2480 leke te vjetra litri. Cmimi Naftes ne Shqiperi eshte 26% me i larte. Parlamenti rilindas bashke me qeverine grabitqare bllokojne me muaj te tere Projektligjin e paraqitur nga LSI per uljen e cmimit te Naftes. Qeveria dhe oligarket po mbushin xhepat pa meshire me varferine e popullit. P.S Foto ne Maqedoni eshte e pak minutave me pare pikerisht ne ora 19.16.

Sot, Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të shitet me 248 lekë/litri, benzina me 244 lekë/litri, ndërsa gazi të jetë 90 lekë/litri. Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët paguajnë vetëm 1.54 euro për një litër naftë./albeu.com