Granata dhe tritol, gjenden lëndë plasëse në tokën bujqësore në Vorë

Ditën e djeshme në Marikaj, në Vorë në një tokë bujqësore në tokën e shtetasit P. G, duke kryer disa lëvizje dheu, janë gjetur disa objekte metalike te dyshuara lëndë plasëse luftarake (granata) si dhe një kuti metalike me kallëpe të dyshuara lëndë plasëse (tritol).

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 30.10.2021, në fshatin Marikaj, Vorë, në tokën e shtetasit P. G, duke kryer disa lëvizje dheu, janë gjetur disa objekte metalike te dyshuara lëndë plasëse luftarake (granata) si dhe një kuti metalike me kallëpe të dyshuara lëndë plasëse (tritol). Janë njoftuar forcat xheniere për veprime të mëtejshme. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 31.10.2021 10:50