SHBA akuzon 5 rusë dhe 2 amerikanë për konspiracion

Pesë rusë dhe dy shtetas amerikanë janë akuzuar nga departamenti i drejtësisë amerikane për konspiracion në lidhje me një prokurim global dhe skemë të pastrimit të parave në emër të qeverisë ruse.

Departamenti tha se në mesin e të paditurve ishte një oficer i dyshuar i shërbimit federal të sigurisë.

Ai gjithashtu tha se të pandehurit komplotuan për të marrë teknologji të shkallës ushtarake dhe me përdorim të dyfishtë nga kompanitë amerikane për sektorin e mbrojtjes të Rusisë dhe për të kontrabanduar municion pushkë snajper në kundërshtim me sanksionet e SHBA-së të vendosura në fillim të këtij viti./albeu.com


Shtuar 13.12.2022 22:03