Shpërthim i fuqishëm pranë aeroportit në Kabul, ku goditi raketa (VIDEO)

Kabuli duket se nuk do të gjejë qetësi nga shpërthimet. Ditën e sotme është regjistruar një tjetër shpërthim në kryeqytetin afgan.

Sipas BBC shpërthimi i fortë është dëgjuar pranë aeroportit të Kabulit.

Disa imazhe të postuara në mediat sociale tregojnë retë e zeza të tymit që ngrihen në ajër mbi ndërtesat.

Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë ka thënë për BBC se shpërthimi i fundit u shkaktua nga një raketë që goditi një shtëpi pranë aeroportit.

Sipas informacioneve aeroporti nuk u godit drejtpërdrejt.

Nuk ka ende të dhëna të sakta nëse ka viktima ose jo. Kujtojmë se rreth 170 persona u vranë në një shpërthim vetëvrasës pranë aeroportit të enjten, i cili u krye nga një degë e grupit të Shtetit Islamik./albeu.com


Shtuar 29.08.2021 15:29