Kremlini: Injorimi i marrëveshjeve të Minskut ishin pararendës i pushtimit të Ukrainës

Shqetësimet e Rusisë për injorimin e marrëveshjeve të Minskut ishin pararendësja e vendimit të Moskës për të pushtuar Ukrainën, kanë cituar agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Marrëveshjet e Minskut ishin marrëveshje armëpushimi dhe reforma kushtetuese të rënë dakord midis Kievit dhe forcave separatiste të mbështetura nga Rusia.

Marrëveshjet u ndërmjetësuan në 2014 dhe 2015 nga Rusia, Franca dhe Gjermania.

Presidenti rus Vladimir Putin u ankua për dështimin për të zbatuar marrëveshjet në fillim të pushtimit të Ukrainës.


Shtuar 11.12.2022 13:10