90 minuta më shumë për pazar, Rama flet për lehtësimin e masave (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me lehtësimin e masave parandaluese të koronavirusit, ku theksoi se në vazhdim do të zgjerohet afati i orarit për kryerjen e pazareve.

Rama tha se orari do të shtyhet me 90 minuta, pa përcaktuar se që kur do të nisë një gjë e tillë.

Rama foli dhe për lëvizjen me automjet, por me lehtësimin e kësaj mase janë rritur edhe masat ndëshkimore, kështu që kush mban një person tjetër në automjet do ti hiqet patenta dhe dhe do ti konfiskohet mjeti për disa vite, po ashtu dhe do të përfundojë në burg.

“Marrjen e automjeve nga familja apo edhe nga persona të tjerë do të ndëshkohet me disa vite, kjo është për t’u caktuar të heqjes së patentës me sekuestrimit të po aq viteve të makinës dhe heqje lirie.

2.Marrjen në makinë të një pensionisti do ndëshkohet gjithashtu.

3.Do hapin orarin e lëvizjes për të bërë pazar, do ë bëjmë 90 minuta dhe kryerja me automjet e privatit e pararit do të jetë e mundur, por me ndëshkime të mëdha.

4. Hapja e aktivitetit të ndaluar do dënohet me burg, heqje patente, sekuestrim të makinës dhe sekuestrimin e gjithçkaje që ka aty brenda.”- tha Rama.


Shtuar 6.04.2020 12:01