Lampardin nuk e tremb Lewandowski: Bayerni ka të tjera kërcënime

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka folur para ndeshjes së Champions përballë Bayern Munchen duke u shprehur se nuk është i shqetësuar nga kërcinimi i super sulmuesit të Bayernitm, Robert Leëandoëski.

Blutë presin liderin e Bundesligës të martën në mbrëmje në raundin e 16 më të mirave, me ndeshjen e kthimit që do të luhet në ‘Allianz Arena’ që do luhet muajin tjetër.

Gjermanët futen në lojë si skuadra më e mirë sa i përket golave në këtë garë, duke shënuar 24 gola nga gjashtë ndeshjet e tyre në grup, me shtatë që realizuan herën e fundit kur vizituan Londrën ndaj Tottenham.

Sulmuesi polak është në kuotën e tetë golave dhe paraqet një rrezik mjaft të madh për skuadrën londine

“Nuk më shqetëson mua”, tha Lampard në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Ai ka qenë kaq i qëndrueshëm për vite me rradhë. Rekordi i tij për shënimin e golave, gjithçka në lidhje me të nga distanca është klas i parë. Kam shikuar mjaft Bayernin dhe shkëlqen”.

“Ai është koka kryesore, por ata kanë shumë kërcënime të tjera. Nivelet duhet të rriten në fazat e nokautit. Nivelet duhet të rriten kudo”, u shpreh anglezi. /


Shtuar 25.02.2020 08:43