Ndihmon bashkëshorten me punët e shtëpisë, ana e panjohur e Gaz Pajës (FOTO LAJM)

Aktori i njohur, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira janë një ndër çiftet më të pëlqyer të showbiz.

Ata prej disa muajsh janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzura me emrin Dard.

Çifti është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here publikon foto të ndryshme, veçanërisht në këtë periudhë izolimi në shtëpi.

Së fundmi, Gazi ka postuar një foto ku tregon se e ndihmon Irën me punët e shtëpisë duke larë enët.

“Sa bukur pamja kur laj enët”, shkruan aktori krah pamjes ku shihet dritarja e shtëpisë.

Më herët, ai ka treguar se zgjohet përditë me dëshirën për t’u marrë me lulet ndërsa Irës i pëlqen shumë gatimi.


Shtuar 13.05.2020 13:10