Szczesny thotë se vetëm ai e ndal Mbappe, por UEFA “tallet” me portierin polak (VIDEO)

Szczesny paralajmëron Mbappe, por UEFA i përgjigjet portierit polak.

I intervistuar në fund të ndeshjes ndaj Argjentinës, e cila fitoi ndaj Polonisë, portieri deklaroi për ndeshjen kundër Francës në 1/16.

“Ata janë favoritët e mëdhenj, një nga skuadrat më të mira në botë, por ne do të bëjmë më të mirën tonë. Çelësi për të ndalur Mbappe? Vetëm unë”, është shprehur ai duke qeshur.

Por, llogaria franceze e UEFA-s, si kundërpërgjigje, është tallur me këtë deklaratë duke cituar fjalët e polakut dhe videon e Mbappe duke dribluar lojtarët e Juventus dhe më pas duke shënuar një gol të bukur, pikërisht ndaj Szczesny në Champions League./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.12.2022 16:08