E FUNDIT/ E sulmuan disa herë me thikë, deputeti britanik ndërron jetë

Deputeti konservator në Britaninë e Madhe David Amess ka ndërruar jetë para pak minutash.

Ai u qëllua disa herë me thikë ditën e sotme.

Mediat britanike raportojnë se është vendosur në pranga autori i dyshuar i sulmit.

69-vjeçari, i cili ishte deputet i Southend west në parlamentin britanik u qëllua me thikë ndërsa takonte një zyrtar lokal në kishën Belfairs Methodist në Essex.

Mjekët u përpoqën që t’i jepnin ndihmën e parë deputetit i cili qëndronte i shtrirë në dyshemenë e kishës për më shumë se një orë por ai nuk mundi të mbijetonte. Të pranishmit në kishë panë të tmerruar sesi i riu e goditi disa herë me thikë Amess dhe më pas tentoi që të largohej.

Vdekja e Sir David u konfirmua nga mjekët rreth orës 15.00. Amess, deputet veteran që ka votuar kudër martesa gay dhe abortimit, u pa teksa qeshte dhe u fliste njerëzve në shkallët e kishës përpara se të qëllohej për vdekje me thikë./albeu.com