“Humba një shumë të jashtëzakonshme”, Loredana merr vendimin e papritur për koncertet (FOTO LAJM)

Reperja e njohur Loredana anuloi turin e saj si pasojë e Koronavirusit. Së fundmi ajo ka zbuluar se ka humbur një shumë jashtëzakonisht të madhe parash dhe për ketë arsye ka marrë një vendim.

Me anë të një postimi në Instagram, Loredana ka treguar se biletat e mëparshme të turit janë bërë më të shtrenjta në disa kategori çmimesh. Megjithatë ajo shprehet se rimbursimi është i mundur deri me datë 25 Qershor për këdo që ka dëshirë.

“Fatkeqësisht, më duhet t’ju them se ne jemi detyruar për t’i bërë biletat e mëparshme më të shtrenjta në disa kategori çmimesh. Ne humbëm një shumë të jashtëzakonshme parash me turneun e fundit sepse turneu ynë nuk u shty si shumë, por u anulua tërësisht.

Prapëseprapë, unë u detyrova të financoja ekipin tim dhe t’u paguaj atyre tarifat e ndërprerjes, sepse asnjë prej tyre nuk mund të bënte asgjë ndaj virusit. E kuptoj që situata është financiarisht shumë e vështirë për disa.

Sidoqoftë, unë ju kërkoj të mos zemëroheni me mua se turneu është bërë pak më i shtrenjtë. Fatkeqësisht nuk ka zgjidhje tjetër. Nëse akoma dëshironi t’i ktheni paratë tuaja, mund t’i ktheni biletat tuaja deri me 25 qershor”, ka shkruar Loredana.


Shtuar 30.05.2020 12:38