“S’keni vënë mend nga bojkoti?”, Balla – opozitës: Jua them miqësisht, nëse doni të përfshiheni, jemi gati

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve, deklaroi edhe një herë se mazhoranca vazhdon të jetë hapur që opozita të përfshihet në diskutim për Presidentin.

Me ironi ai tha se opozita duhet të kishte vënë mend nga bojkoti, duke iu referuar mungesës së opozitës në Kuvend gjatë raundit të tretë.

Dështimi i zgjedhjes së presidentit e çon vendin në zgjedhje të parakohshme. Jua kam thënë që ditën e parë, nëse keni pasur këtë strategji, është strategjia juaj. As këtë se paskeni në konsideratë? Po ne vendin nuk do e lëmë pa president. Jemi të gatshëm që të zhvillojmë sot diskutimet. Miqësisht jua them, ajo që bëtë në raundin e tretë, bojkot institucioneve, mendoja se keni vnëë mend nga bojkoti, por po vazhduat me këtë histori, malet më të larta thoshte dikush. Ne presim që në ditët dhe orët në vijim, nëse doni që të përfshihemi në këtë proces, gati jemi”, tha Balla.