Bardh Spahia zbret në terren: Shkodra është izoluar, duhej të ishte shpallur gjendja e emergjencës (VIDEO)

Emergjencat Civile dhe kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka dalë në terren.

Në një prononcim për mediat, Spahia tha se Shkodra është izoluar.

“Siç e shikoni dhe vetë ka pasur dhe rritje të nivelit të ujit dhe ka sjellë probleme për zonën e Obotit dhe Muriqanit. Banorët janë izoluar dhe po tentohet t’u krijohet akses për shërbime të domosdoshme. Kemi marrë masat e duhura. Është situatë e vështirë. Shkodra është praktikisht e izoluar për shkak të mbyllës së Urës së Bahçallëkut, e cila paraqet rrezikshmëri të lartë. Aksesi bëhet vetëm përmes rrugës alternative, nga Guri i Zi. Është një situatë që kërkon vëmendjen e gjithë institucioneve të shtetit”,tha kryebashkiaku i Shkodrës.

Më tej ai tha se nuk janë lajmëruar nga autoritetet që menaxhojnë kaskadën e Drinit për hapjen e portave.

“Hapja e hidrocentrale në mënyrë të papritur, autoritetet që menaxhojnë kaskandën e Drinit duhet të na kishin lajmëruar që të merrnim masa. U gjendëm në një situatë të papritur”, tha Spahia, ndërsa ka kërkuar shpallen e gjendjes emergjente./albeu.com


Shtuar 21.11.2022 10:39