Allegri: Roma është ekipi i duhur për Dybala

Max Allegri ka komentuar edhe kalimin e Paulo Dybala te Roma, i cili bëri shumë bujë në kryeqytetin e Italisë.

“Së pari i uroj një fat të mirë, sepse në çdo rast ai i dha kaq shumë Juventusit. Ai është një lojtar shumë i mirë dhe mendoj se do të bëjë mirë për Romën, gjithashtu besoj se është ekipi i duhur për të.”

Allegri kontribouoi në rritjen dhe shpërthimin e Dybala midis 2015 dhe 2019, në katër sezonet e para të argjentinasit me Juven, dhe më pas e shoqëroi atë në vitin e fundit, deri më 16 maj ku Dybala lëshoi lotët e lamtumirës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.07.2022 08:32