Tentativa e vjedhjes si te “La Casa de Papel”, eksperti i kriminalistikës: Grabitësit kanë pasur informator nga brenda bankës, gabimi që bënë

Opinioni publik u trondit nga një skemë grabitje e frymëzuar në filma që ishte përgatitur të kryhej në Tiranë në “Bulevardin Zogu i Parë”.

Në shkallët dhe veglat e punës që grupi i grabitësve në Tiranë përdorën për të hapur tunelin për të hyrë në bankë, janë fiksuar disa gjurmë që mund ta çojë policinë në identifikimin e tyre. Hetuesit janë të bindur se autorët kanë pasur informacione të sakta në lidhje me rrugën ku të çonte ky tunel. Nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë pasur në duar planimetrinë.

Ndërkohë  Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në studion e “ABC Live” është shprehur se nëse grabitësit do të kishin mjetet e duhura do të kishin kryer me sukses grabitjen.

Ai është shprehur se në zonë janë 8 banka ku ndonëse ka siguri të lartë, gabimet bëhen mjaftueshëm sa për të favorizuar këtë grabitje.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço shprehet se grupi i grabitësve ka pasur informator nga brenda bankës ndërsa shton se mund të kenë pasur edhe planimetrinë.

“Është Wall Street i Tiranës. Se ka 8 banka në 760 metër distancë. 8 banka dhe 5  pika valutore. Janë edhe 5 pika poste, publike dhe private. Po ashtu kemi argjendari dhe dyqane të shtrenjtë. Ky korridore është i mirëmbajtjes të kanalizimeve dhe rrjetit kabllor.  Diheshin seksionet ndarëse në të gjithë ndërtesat përreth. Mund të ishin vjedhur 8 bankat jo vetëm 1 .  Kjo do bëhej e mundur të ishim tamam te Casa de Papel. Se të gjitha kanë aksese të brendshme. Prisha paretet e betonit dhe vjen nëpërmjet një skeme nga ndërtesa. Këta që e kanë planifikuar. Mund të jetë motivuar nga disa persona brenda bankës. Nga personeli i bankës. Ne bëjmë një gabim. Punonjëset mbajnë celularët në xhep dhe celularët në disa  banka nuk lejohen. Për të hapur kasafortë  ai fotografon modelin e kasafortave. Dhe bëjnë prova. MË pas si mund ta hapin sa më shpejtë. Se kasafortën duhet ta hapësh brenda një nate. Është punë amatore ajo që kanë bërë. Nuk kanë bërë mjete për vibrimin. Është armiku kryesor se ndihet. Kanë rënë gjatë natës në bankë gota dhe vazo lulesh. Në disa net janë konstatuar.  Banorët kanë parë edhe në fund të muajit dhjetor me jelek të kuq që hynin dhe dilnin aty. Këto zona nga bashkia duhet të kryqen dhe mbahen në monitorim. Kjo nuk është bërë. Policia ka pasur detyrimin ta bënte këtë. Ajo është e hapur edhe sot. Me një levë. Nuk ka as dry dhe tabelë. Ka edhe një 4 banka nga krahu tjetër.”

“Ka kosto të lartë ajo e regjistrimit të kamerave. Ka kamera po nuk ka memorje. Ka pasur kamera të tjera me momorje dhe mund të çojë arrestimin e grupit. Mjetet kanë qenë modeste. Kanë menduar diçka të zakonshme. Se po të kishin përdorur mjete që eliminonin vibrimin mund të kishin shkuar deri tek kasaforta.”

“Duhet të arrestohet grupi dhe ata mund të nxjerrin të penduar dhe më pas bashkëpunëtorët brenda bankës.”

“Duhen para dhe kamerat brenda bankës. Cfarë është bërë. Ata e kanë arrestuar një person dhe mundë të kapin edhe të tjerët me shenja gishtash. Ka teknika të tjera. Duhet të jenë disa veta dhe në bashkëpunim me të tjerët. Mund të jenë edhe ish punonjës që kanë qenë të firmës që kanë ditur planimetrinë. Nuk përjashtohet.”tha Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço.