LIVE/ Meta “përshëndet” si demokrat me dy gishta, ndez manifestuesit: Rama ik! (VIDEO)

Ka nisur manifestimi i presidentit Ilir Meta, i cili ka zbritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i shoqëruar nga personalitete të fushave të ndryshme në vend.

Ai ka përshëndetur me dy gishta dhe me simbolin e shqiponjës nga podiumi i ngritur në bulevard, duke “ndezur” të pranishmit.

Më pas është dëgjuar himni kombëtar, për të vijuar me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe thirrje në kor “Rama ik!””

Sakaq fjala është çelur nga aktori Neritan Liçaj, për të vijuar me Ledio Biankun, ish-anëtari i Gjykatës Europiane.

“Motra dhe vëllezër, Mirësevini në këtë Manifestimin të jashtëzakonshëm Mbarëkombëtar, ku do të firmoset një dekret, do bëhet një votim dhe do shpallet një betim!

Sot nis pranvera e pandalshme kuqezi! Për Kushtetutën, Për Republikën, Për Shqipërinë, Për Kombin”, shkroi zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, pak minuta para nisjes së manifestimit.


Shtuar 2.03.2020 17:07