Mediat ukrainase ngrenë alarmin: Kolonë mjetesh ushtarake në kufirin Bjellorusi-Ukrainë

Një kolonë e gjatë me mjete ushtarake që vinin nga Bjellorusia drejt Ukrainës është parë të kalojë në kufij.

Lajmin e bën të ditur agjencia ukrainase UNIAN, duke cituar një video të një dëshmitari në vend.

“Kolona e armikut nga Bjellorusia po i afrohet kufirit ukrainas”, nënvizojnë mediat ukrainase, duke saktësuar se në video shfaqen kamionë ushtarakë dhe mjete të tjera të blinduara.

Përpara kolonës, ndodhet një automjet në të cilin është shënuar shkronja V, që mund të tregojë, sipas agjencisë së lajmeve, lidhjen e saj me Forcat e Armatosura Ruse.

 


Shtuar 14.03.2022 19:09