“Dybala pse tek Interi?”, fansat e pyesin dhe Dybala qëndron në heshtje dhe i buzëqeshur (VIDEO)

Telenovela e Dybala është duke zgjatur shumë pasi nuk dihet ende e ardhmja e tij. Ai nuk do të jetë më një lojtar i Juventusit që nga sezoni i ardhshëm.

Zërat e shumtë janë që ai do të transferohet tek Interi, por këto thashetheme vijnë edhe ikin çdo ditë. Në videon e mëposhtme duket Paulo Dybala i cili ndalon me makinë përpara fansave të tij duke i firmosur fanellat.

Një nga fanset e tij e pyet : “Dybala pse tek Interi?”

Argjentinasi nuk kthen përgjigje por qëndron në heshtje dhe thjesht buzëqesh, duke lënë akoma dhe një pikëpyetje më të madhe rreth të ardhmes së tij./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.05.2022 13:37