Spasovski komenton parregullsitë e zgjedhjeve (VIDEO)

Dita e zgjedhjeve kaloi me një numër të parëndësishëm parregullsish, u shpreh ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, i cili vlerësoi se raundi i parë zgjedhor është zbatuar shumë mirë në një atmosferë fer dhe të qetë.

Spasovski informoi për 91 raste të denoncuara për parregullsi zgjedhore, që përbën, siç tha ai, rënie prej 40%  në krahasim me zgjedhjet e korrikut të vitit 2020, kur ishin raportuar 151 raste.

Spasovski informoi për 42 raste të agjitacionit, nga të cilat 7 janë hedhur poshtë si të pabaza, kurse për pjesën tjetër po veprohet. Janë evidentuar 13 denoncime për ryshfet elektoral, nga të cilat pesë janë hedhur poshtë si të pabaza, 7 për kërcënim ose shqetësim të votuesve, 6 për fotografim të fletëvotimeve, 3 për ngjitje të materialeve propagandistike, dy incidente të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, për incizimin e hapsirave të vendvotimeve, për fotografimin e votuesve, dy për shkatërrimin të materialit zgjedhor, nga një për hedhjen e fletvotimeve, votim nga një ana e një personi pozitiv me kovid, pengimin e votimit, si dhe një denoncim pët vepër penale për një rast të ndodhur gjatë heshtjes zgjedhore.

Numri më i madh i rasteve të paraqitura janë në SPB Shkup – 22, SPB Shtip – 19, SPB Kumanovë – 16, SPB Manastir – 14, SPB Tetovë – tetë, SPB Veles – pesë, SPB Ohër – tre, SPB Strumicë – tre dhe një raportim nga Sektori për krimin kompjuterik, i cili i referohet zonës së SPB Shkup.

Janë raportuar shtatë raste në të cilat janë përfshirë zyrtar policor, nga të cilët gjashtë janë verifikuar dhe dy prej tyre janë të dyshuar, ndërsa një është në fazën e zbardhjes.