5 viktima dhe 1765 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 5 vdekje nga COVID-19 dhe 1765 raste të reja.

Rastet e reja kanë pësuar një rritje drastike nga një ditë më parë, ku u shënuar 740 raste të reja.

Sot janë shëruar 121 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.278.

Në total numri i rasteve aktive është 10.183./albeu.com


Shtuar 17.08.2021 15:03