COVID po i merrte jetën të ëmës, i riu ngjitet në dritare të spitalit për lamtumirën e fundit (FOTO LAJM)

E keqja më e madhe e virusit Covid-19 është fakti që të gjithë ata që kanë humbur njerëzit e tyre nuk kanë mundur dot t’i qëndrojnë pranë në momentet e fundit.

Shumë persona për t’i shpëtuar një infektimi të mundshëm, nuk e kanë pasur mundësinë të vizitojnë të afërmit që vuajnë nga sëmundja.

Por një i ri nga Palestina nuk i ka rezistuar këtij tundimi dhe ka gjetur mënyrën e rrezikshme për të vizituar të ëmën që ndodhej e shtruar në spital. Mamaja e tij, ishte e infektuar me COVID-19 dhe mjekët nuk e lejuan disa herë që ai ta vizitonte.

Me anë të një telefonate, mjekët e spitalit ku nëna e tij po trajtohej, e njoftuan 30-vjeçarin se gjendja e saj ishte tepër rëndë dhe mundësia që ajo të ndërronte jetë ishte tepër e madhe.

Në këto kushte, Jihad vendosi të ngjiste godinën e spitalit nga pjesa e jashtme dhe të vendosej në dritaren e dhomës ku ndodhej e ëma.


Shtuar 21.07.2020 07:15