Dhunoi baskëshorten dhe të bijën e më pas i kanosi me thikë, kapet “i forti” i Elbasanit

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 46-vjeçar pasi kanosi me thikë gruan e vajzën. Përvec kësaj, ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj tyre.

Policia ka arrestuar shtetasin Dashamir Ahmeti, por nuk dihet kush ka bërë denoncimin për 46-vjeçarin.

Ai akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak/ Elbasan. Kanosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, vihet në pranga 46-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

D.A., 46 vjeç, banues në Elbasan, pasi në banesë ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndajë bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhunë në familje”.


Shtuar 27.08.2020 06:30