Rrëfehet Pique: Vitet kur luaja për Man Utd nuk ishin të lehta, përfundova në burg

Gerard Pique ka lindur në Barcelonë dhe ka dalë nga akademia e klubit “La Masia”, por në vitin 2004 ai mori rrugën për te Manchester United, duke menduar se e ardhmja e tij ishte në Angli.

Për katër vjet, ai luajti vetëm tre sezone nën Sir Alex Ferguson, duke shënuar në nëntë ndeshje në Ligën Premier, ndaj klubeve të vogla.

Për një kanal spanjoll në YouTube, qendërmbrojtësi i Barçës foli për një nga kujtimet e tij gjatë kohës sa ishte në Angli, dhe citimet e tij i ka publikuar “Daily Mail”.

“Hyra me semafor të kuq dhe më ndaloi policia. Ishte një vit para se të shkoja te Barça. Papritur shpërthej situata, dola pozitiv dhe e gjej veten në një furgon policie, me pranga, rrugës për në burg”, ka deklaruar fillimisht Pique.

“E gjithë dehja më la papritmas. Karriera ime është në një kthesë të keqe. Në atë moment, i thash vetes: ‘Çfarë po ndodh?’. Ata më dhanë çantën për të vendosur gjërat personale dhe më çuan në një dhomë”.

“Polici u largua për pak dhe unë isha i dëshpëruar. Më kishin mbetur disa gjëra. Kisha disa monedha të mbetura, kisha dëgjuar se po t’i gëlltisje monedhat nuk rezultoje pozitiv dhe ashtu bëra. Shpëtova për mrekulli, por nuk e di nëse ndodhi nga monedhat. Në vend që të shkoja në shtëpi, mora taksi për në kazino”.

“Më vonë mora vesh që Ferguson e dinte, në Manchester të gjithë e dinë se kush je dhe dikush nga policia duhet t’i ketë treguar atij”.

“Një ditë më tha: ‘Duhet ta dish që unë e di’. Unë mendoj se ai e zbuloi atë disa ditë më vonë. Nëse ai do ta kishte marrë vesh të nesërmen, mund të kisha qenë në më shumë telashe”, ka shtuar më tej Pique.

Për më shumë se 14 vite, mbrojtësi ka arritur të fitojë gjithçka që është e mundur për një lojtar, por që aventurën te United duket se kujton mirë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.04.2022 16:06