Xavi: Pas eliminimit të PSG-së i dërgova mesazh Messit

Pas eliminimit të PSG-së nga Champions League nga Real Madridi, Xavi i dërgoi një mesazh mikut të tij Lionel Messi.

Këtë e bëri të ditur vetë trajneri i Barcelonës në një konferencë për shtyp:

“Me Messin kam një marrëdhënie miqësore, flasim shpesh dhe i kam dërguar një mesazh inkurajimi. Këto gjëra ndodhin. Real Madridi tregoi vlerat e tij. Ndeshjet e Champions League janë të tilla. Kur humbet 20-30% kundërshtari të kalon mbi ty. Një moment i keq në një ndeshje mund të të dënojë”.


Shtuar 12.03.2022 19:09

Tags: , ,