Partia Reformatore fiton zgjedhjet në Estoni

Në Estoni, Partia Reformatore e qendrës së djathtë e Kryeministres Kaja Kallas fitoi me një diferencë të madhe zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura të dielën. Sipas rezultateve pothuajse përfundimtare, Partia Reformatore ka mundur rivalët e ekstremit të djathtë të cilët e bazuan fushatën duke kërkuar. Ndërprerjen e ndihmave të mëtejshme ushtarake për Ukrainën.

Partia Reformatori fitoi 31.6% të votës e ndjekur me 16% nga partia e ekstremit të djathtë EKRE. Partia e Kryeministres Kaja Kallas gëzon mbështetjen e biznesit dhe profesionistëve të rinj.

Ajo ka premtuar rritjen e shpenzimeve ushtarake me të paktën 3% të prodhimit të brendshëm bruto, zbutjen e taksave për bizneset, si dhe dëshiron të miratojë një ligj, që mbështet partneritetin civil mes individëve të së njëjtës gjini.

Ne duhet të bëjmë reforma të mëdha, si për shembull tranzicioni tek teknologjia e gjelbër, por gjithashtu duhet të investojmë tek siguria. Fqinji ynë agresor është aty dhe nuk do të zhduket, nuk duhet ta harrojmë këtë. Duhet të trajtojmë çështje si ekonomia rajonale. Një tjetër reformë e madhe është edhe në sistemin arsimor, që është më i miri në botë, por ne kemi nevojë për arsim në gjuhën estoneze”.

Komisioni zgjedhor duhet ta çertifikojë rezultatin e zgjedhjeve. Nëse konfirmohet, Paria Reformatore do të marrë 37 vende në parlament, tre më shumë se në zgjedhjet e katër viteve më parë.

Për të mbajtur pushtetin, asaj i duhet që përsëri që të formojë një koalicion në parlamentin me 101 vende.

Estonia, një vend me 1.3 milionë banorë në kufi me Rusinë, është vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s. Vendi baltik ka udhëhequr thirrjet ndërkombëtare për më shumë ndihma ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus./voa/


Shtuar 6.03.2023 14:33

Tags: