18-vjeçari humb jetën tragjikisht në Itali, ra nga çatia ku ishte duke punuar (EMRI)

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndërsa ka qenë duke punuar në një ndërtesë në zonën e Porto Sant’Elpidio, në Itali.

Mediat italiane raportojnë se 18-vjeçari Franco Mazelli, ka qenë duke punuar në një çati, ndërsa ka rënë nga lartësua këtë të enjte rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Sipas hetimeve paraprake, një pjesë e çatisë është shembur dhe djali u rrëzua duke rënë rreth 10 metra poshtë.

Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, i riu nuk arriti të mbijetonte.


Shtuar 13.07.2023 22:07