Konfirmohen edhe 11 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar 11 raste të reja me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë, numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1158.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 297 mostra, prej të cilave 11 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Tupec dhe 2 raste Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Stanovc i epërm, 1 rast Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Vushtrri), komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Fushë Kosovë”, ka njoftuar IKSHPK.


Shtuar 6.06.2020 11:54