Kontenierët me mbetje toksike nga Italia, Ilir Kulla hedh poshtë akuzat

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla reagoi sot pas lajmit të publikuar në mediat italiane, ku u bë e ditur se rreth 1400 konteinerët me mbetje toksike, ishin nisur drejt vendit tonë për t’u groposur tre vite më parë.

Sipas Prokurorisë italiane, pas këtij lajmi qëndron këshilltari i presidentit të sotëm, Ilir Kulla.

Por në reagimin e tij, këshilltari i Presidentit Meta, Ilir Kulla thotë se e gjitha sa shkruhet për emrin e tij është një shpifje. “Me duhet te them se kjo është vetëm një SHPIFJE dhe asgjë me tepër”.

Ai shkruan se lajmi është qesharak dhe sipas tij, ai jo vetëm ka lobuar dhe ka dhënë detyra kundër qeverisë aktuale, por është paguar edhe për detyrat që ka dhënë.

Reagimi i plotë i Kullës
Te dashur miq kisha vendosur te mos perdorja me facebook por nje fakeneës e servirur ne media sot ne lidhje me emrin tim me detyron ti përgjigjem atyre qe kane merakun te heqin vëmendjen nga biznesi me i madh i mafias ne Shqipëri droga dhe mesa duket fatkeqësisht nga dështimi i marrëveshjes se Reformës Zgjedhore. Nuk është sekret qe unë njoh dhe kam shume miq ne Itali.

Kryesisht ata janë njerëz te medias. Politikes dhe Biznesit. Edhe ne shkrimin ne fjale behet fjale se unë paskam njohje me ish Kryetarin e Komisionit te Mbrojtjes te Senatit italian Sergio De Gregorio.

Sigurisht kam njohur ketë senator dhe shume te tjerë deputete, ministra madje dhe Kryeministra dhe Presidente. Pavarësisht qasjes qesharake te nje shkrimi te porositur se unë paskam lobuar kundër qeverise Tone ne Itali e atij qe i paskam lobuar dhe me paska paguar per “detyrën” qe i paskam dhëne.

Me duhet te them se kjo eshte vetem nje SHPIFJE dhe asgje me teper. Çdo kritike, oponence dhe opozite qe kam bere me kete qeveri dhe qeverite e mëparshme i kam patur publike dhe do ti kem publike. I vetmi koment qe kam është SHPIFJE, sa per plehrat ato nuk janë vetëm mbetje organike dhe urbane por mbi te gjitha mbetje njerezore. Ilir Kulla


Shtuar 5.06.2020 13:14