Distancim social dhe higjenë, si do të ndryshojë jeta pas koronavirusit? (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e një tjetër doktoreshe, që bën thirrje për respektimin e masave kundër koronavirusit, sidomos distancimin social dhe higjienën personale.

Është doktoresha Entela Kolovani, e cila thekson në një video-mesazh se koronavirusi do na bëjë të jetojmë ndryshme dhe me një normalitet të ri.

“Të mbajmë distancat me njëri-tjetrin, të përshtatemi me normalitetin e ri, për të ruajtur prindërit tanë, fëmijët tanë, pacientët me sëmundje bashkëshoqëruese. Ju lutem dëgjoni mesazhin e dr. Entela Kolovanit”, shkruan ministrja.


Shtuar 6.05.2020 08:07