Digjet një makinë në Vlorë

Foto ilustruese

Një makinë është përfshirë nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit sot në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, ndërsa mësohet se makina është në pronësi të shtetasit A.N. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:10, në lagjen “24 maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet në pronësi të shtetasit A. N.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

/albeu.com/


Shtuar 26.01.2023 10:44