Gjigantët e Serie A nuk heqin dorë nga Broja, kontaktojnë sërish Chelsea-n

Armando Broja ende nuk e di të ardhmen e tij.

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë nuk e di nëse do të qëndroj te Chelsea, do të huazohet përsëri apo do të shitet përfundimisht te ndonjë ekip tjetër.

Për tifozët e Shqipërisë, ai është një idhull dhe kjo gjë kuptohej që nga ndeshja me Izraelin, ku çdo top që ai prekte, duartrokitej dhe dhe stadiumi ngrihej në këmbë.

Emri i sulmuesit të kombëtares sonë është në listën e shumë ekipeve me emër, por nuk dihet ende se si do të përfundojë kjo merkato verore për të.

Një nga klubet e mëdha të cilat kanë shfaqur interes për të që në fillim, është Napoli.

Klubi i kaltër nuk ka ndërmend të heqë dorë nga bomberi i Chelsea, por për këtë gjë duhet pak kompromis financiar me klubin anglez.

Broja pati një sezon pozitiv me Southampton, por tashmë nuk dihet ende se si do të jenë planet e Touchel me të./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.06.2022 11:00