I pari në 27 vite, presidenti gjerman pritet me nderime ushtarake nga kreu i shtetit Bajram Begaj

Presidenti i Gjermanisë, Frank – Walter Stainmeier është pritur me nderime ushtarake nga homologu Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë.

Pas takimit pa praninë e mediave, dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.

Më pas presidenti gjerman do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë.

Po ashtu është parashikuar edhe një bisedë me kryeministrin Edi Rama./albeu.com