Berisha: Superskandal! Arrestohet djali i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, shkruan se është arrestuar Endi Çuçi, djali i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Sipas të dhënave të Berishës, Endi Çuçi, i cili punonte në KLGJ,  është arrestuar si pjesë e grupit të kontrabandonte ilaçe dhe të sëmura nga vendi ynë në Itali.

Postimi i Berishës:

SUPERSKANDAL!

Arrestohet ne Itali, Endi Çuçi, djali i ministrit te Brendeshem te familjes Blendi Çuçi, si antar i mafjes qe kontrabandonte ilaçe dhe te semure! Punonte ne KLGJ! Nderhyrje te fuqishme per lirimin e tij! Mafje dhe vetem mafje! sb

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Doktor.

Kam disa dokumenta me rendesi te cilat po jua nis. Behet fjale per nje mase sigurie te Gjykates italiane ku i perfshire eshte djali i Blendi Çuçit, Endi Çuçi ne kontrabande ilacesh dhe pacientesh shqiptare qe te merrnin karta shendeti te falsifikuara ne Itali ne kohen e Covid. Nuk e ka asnje media vetem ne. Nje miku im gazetar ma dha ne menyre konfidenciale te cilat i siguroi nga gazetare italiane. Materialet i kam.

Me poshte po ju nis dokumentin e Gjykates, ku permendet djali i Blendi Çuçit nga martesa e tij e pare me Zhaklina Peton, e dale ne pergjimet italiane.

Bashkengjitur ju nis te gjithe materialin, median tone e cila e publikoi rastin, por nuk e kane permendur emrin e djalit te Blendi Cucit dhe median italiane. Kredecialet e tij dhe punesimin ne KLGJ.

Me poshte dokumentat:

  1. Masa e sigurise se Gjykates se Milanos.
  2. Lajmet ne mediat italiane.

Pergjimet ne dosjen e Gjykates./albeu.com


Shtuar 17.06.2022 16:49