Zaniolo flet për interesimin e Milanit dhe Juventusit

Në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’, italiani ka folur në lidhje me interesimin e tyre drejt tij.

“Është kënaqësi të jesh subjekt i interesit nga klubet e mëdha, pasi nëse ata mendojnë për ty, do të thotë se je i mirë”, ka thënë fillimisht Zaniolo.

“Unë stërvitem me më shumë motivim, pasi dua të dëshmoj se është e drejtë që jam lidhur me këto klube të mëdha”, përfundoi ai.

Zaniola ka kontratë me Romën deri në vitin 2024.


Shtuar 18.06.2022 18:33