Kërcënon Shoqata e transportit: Nuk dalim në 15 qershor nëse s’plotësohen kërkesat

Përfaqësues të Shoqatës së Transportit Publik kanë protestuar sot përpara kryeministrisë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, përpara se të dalin në punë në datën 15 qershor.

Përfaqësuesit e transportit publik kërkojnë:

1- Heqjen e akcizës

2- Zbritjen e TVSH-së në shitje

3- Rimburësim për reduktim të kapacitetit

4- Rimburësim për kategoritë që e përfitojnë falas shërbimin

Operatorët e transportit refuzojnë të rinisin punën nëse kërkesat më sipër nuk plotësohen.

Pak ditë më parë, Qeveria njoftoi se urbanët do të nisin punën ditën e hënë me 70% të kapacitetit të lejuar dhe me një protokoll sigurie të miratuar nga Instituti i Shëndetit Publik.


Shtuar 10.06.2020 17:34