Makina del nga rruga në Pogradec, tre të lënduar (VIDEO)

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Pogradec. Në afërsi të fshatit Vërçun një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar shoferi dhe dy pasagjerët.

Ata janë transportuar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 07.10.2021, rreth orës 15:40, në afërsi të fshatit Vërçun, Pogradec, shtetasi K. G., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si edhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G., të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 7.10.2021 16:30