Dhunoi dhe kërcënoi me jetë Arbenitën, arrestohet Fero

Reperi i njohur shqiptar nga Gjilani i Kosovës, Feronit Shabani i njohur si Fero është arrestuar dje për dhunë në familje.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.

Ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur gruan e tij, Arbenita Ismajli. Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Gjilan 11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë se Arbenita e shqetësuar është larguar nga banesa ku bashkëjeton me të dyshuarin dhe vajzën e tyre dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

Sipas dëshmisë së Arbenitës, Fero e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën./albeu.com/