Ramos tregon se cili lojtar dëshiron të fitojë Topin e Artë

Mbrëmjen e sotme do të mbahet në Paris ceremonia për Topin e Artë, dhe lojtarët favoritë janë, Lionel Messi, Robert Lewandowski, Karim Benzema dhe Jorghino.

Ish-rivali kryesor i Messit në Spanjë teksa luanin “El Clasico”, tashmë shokë skuadre te PSG, Sergio Ramos  debutoi me parizienët në ndeshjen kundër St Etienne, ku këta të fundit arritën të fitonin me rezultatin 3-1.

Pas kësaj fitoreje Ramos është shprehur i lumtur për debutimin e tij dhe se shpreson të lërë gjurmë te PSG me paraqitjet e tij, ndërsa është pyetur edhe se kush mendon se do ta fitojë Topin e Artë këtë vit.

Ish-mbrojtësi i Real Madrid, mbështet shokun e skuadrës Messin në garën për çmimin individual.

“Po, sigurisht [shpresoj që ai të fitojë]”, tha Ramos për ‘ESPN’ përpara ceremonisë së kësaj jave. “Unë do të mbroj djemtë e ekipit tim. I uroj atij gjithë fatin e botës. Ai është në formë të mirë dhe mendoj se ai është lloji i lojtarit që me të vërtetë bën diferencën. Ai është një lojtar unik dhe është një privilegj ta kesh atë në ekip”, është shprehur Ramos./h.ll/albeu.com


Shtuar 29.11.2021 09:43