Mëngjes në shtrat, Luizi përgatit surprizën e madhe: Nuk do të blej ushqimet e javës, por dhuratë për Kiarën

Vazhdon saga e romacës Luiz-Kiara në shtëpinë e Big Brother Vip. Luiz Ejlli ka zgjedhura ta zgjojë Kiarën sot ëmbël dhe me dashuri, duke i çuar ilaçet dhe mëngjesin në shtrat.

Por nuk mbaron me kaq, Luizi po mendon t’i përgatisë një surprizë Kiarës për ditëlindje.

Kiara feston 27-vjetorin e lindjes më 18 janar dhe përë këtë Luizi ka menduar që me paratë e buxhetit të tij javor në BBV të mos blejë asgjë për të ngrënë për vete, dhe t’i përdorë paratë për t’i blerë Kiarës një dhuratë simbolike për

ditëlindje.
“Nuk do blej asgjë me ata lekët, do vahzdoj të ha makaronat e sponsorit për t’i blerë Kiarës dhuratë”, kështu ëhstë shprehur Luizi sot teksa ka bisdeduar me banorët e tjerë të shtëpisë./albeu.com/


Shtuar 15.01.2023 14:05