Neymar zgjedh pesë lojtarë që kanë më shumë cilësi teknike se ai

Neymar ka dhënë një intervistë ndryshe dhe nuk e ka pasur problem të përgjigjet se cilët pesë lojtarë mendon se janë superiorë ndaj tij për sa i përket stërvitjes teknike.

“Nuk e di nëse mund t’i përgjigjem kësaj. Me gjithë drejtësinë e konsideroj si një nga lojtarët më të mirë në botë në këtë fushë”, tha fillimisht asi brazilian i Parisit.

‘Unë do të thosha Messi. Ai është një lojtar me të cilin më pëlqen të luaj, sepse për mua ai është numri një, i pari i të gjithëve. Çdo ekip, çdo lojtar e do atë. Të gjithë duan të luajnë me të. Pra, do të thosha Messi dhe më tej Eden Hazard, Kevin De Bruyne, Marco Verratti dhe Thiago Alcantara”, theksoi ai. /G.D albeu.com/