Berisha zbulon “të palarat”: Basha i thoshte ambasadorëve su unë i kisha vënë përgjues (VIDEO)

Ish-kryeministri Berisha, teksa po mban “Foltoren” e tij me gratë demokrate, ka hedhur akuza të rënda mbi kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Ai tha se për çdo dështim të tijin, Basha ia ngarkonte përgjegjësinë Berishës dhe shprehej tek ambasadorët se për gjithçka i merrte vendimet dikush tjetër.

Ish-kryeministri tregoi gjithashtu se gjatë takimit me ambasadorët, Basha u thoshte atyre se Berisha i kishte vendosur përgjues në zyrë dhe nuk mund të diskutonin lirshëm.

“Kur takonte ambasadorët, ky u thoshte më ka vënë përgjues Berisha në zyrë, hajde flasim në vend tjetër”, është shprehur Berisha./albeu.com/


Shtuar 21.11.2021 18:05