“Fast and Furious” në Greqi, i mituri shqiptari përplas makinën e policisë, zbulohet “malli” brenda mjetit

Foto ilustruese

Një ngjarje me një protagonist shqiptar ka ndodhur në shtetin greke.

Mediat raportojnë se një trafikant i mitur shqiptar, i shoqëruar nga dy bashkëpunëtorë të tjerë nuk i është bindur policisë greke në kufirin greko-shqiptar në Kostur duke përplasur dy automjete te policisë e rrezikuar jetën e efektivëve.

I mituri nen drejtimin e një fuoristrade “Mercedes-Benz” ML, nuk i është bindur thirrjes se policisë greke për te ndaluar, madje ka shtuar shpejtësinë dhe është futur ne sens të kundërt dhe ka përplasur dy automjete të policisë greke.

Forca te shumta e kane rrethuar dhe kane arritur ta ndalojnë automjetin. Ne drejtim është gjetur shtetasi shqiptar i mitur dhe pasagjere dy shqiptare, një grua 41-vjecare dhe një mashkull 49-vjec. Ky i fundit rezulton person ne kërkim ne Greqi nga Prokuroria e Pitrës dhe ajo e Athinës.

Gjate kontrollit te mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta qe përmbanin 21 pako me 31 kg mërijuani, te cilat ishin ngarkuar ne kufirin e gjelbër. Janë sekuestruar edhe 3 celulare me 5 karta SIM. Nga kontrolli i mjetit rezultoi se targat i përkisnin një automjetit tjeter./albeu.com


Shtuar 29.08.2022 08:16