Putin dënon “Kasapin e Sirisë”, e largon nga drejtimi i trupave në Ukrainë

Gjenerali Aleksandr Dvornikov nuk po udhëheq më trupat ruse në Ukrainë. Këtë e bëjnë të ditur burime të inteligjencës ukrainase, sipas mediave të huaja.

Ishte vetë Putin, i cili vendosi të shkarkojë nga detyra të ashtuquajturin “kasapi i Sirisë”, të cilin e kishte thirrur për të udhëhequr pushtimin e vendit pas dështimit të avancimit drejt Kievit.

Vendimi i presidentit rus mund të ishte një dënim për rrjedhën e vështirë të luftës për Moskën. Dvornikov nuk ishte parë në publik për disa javë.