Godin rikthehet te Atl Madrid?

Diego Godin i ka marrë tri oferta të ndryshme, përfshirë edhe nga Valencia, ka shkruar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Futbollisti nga Uruguai ka njoftuar për largimin nga skuadra e elitës së futbollit italian, Cagliari.

Tani, qendërmbrojtësi uruguaian e ëndërron rikthimin tek Atletico Madridi në La Ligën spanjolle.

Prej vitit 2010 deri në vitin 2019, Godini ishte pjesë e “Los Rojiblancos”.

35-vjeçari ka zhvilluar 12 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, dhe i ka dy asistime.


Shtuar 25.12.2021 15:47