Serie A në prag revolucioni, propozohen më pak skuadra dhe Play-Off në fund

Serie A po planifikon të pësojë ndryshime dhe mediet italianë tregojnë më shumë detaje. Raportohet se presidenti i Federatës Italiane të Futbollit po ushtron presion te klubet për të bërë ndryshime në ligën kryesore.

Në Asamblenë e Përgjithshme të datës 21 korrik do të diskutohen ndryshime. Propozimi është që nga 20, që pjesëmarrës që ka formati aktual, të bëhen 18, me qëllim rritjen e konkurrencës.

Gjithashtu po mendohet edhe organizimi i një Play-Off si në NBA për rritjen e spektaklit. Të gjitha këto ndryshime do të propozohen tani, por nuk do jenë në gjendje të vihen në fuqi përpara sezonit 2023-2024.


Shtuar 19.07.2021 13:03

Tags: