Ultimatumi i studentëve të mjekësisë pas takimit me Begajn: Nëse ligji nuk anulohet, bojkotojmë mësimin

Një përfaqësi studentesh të Mjekësisë kanë zbardhur detaje nga takimiqë zhvilluan sot në presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Takimi u zhvillua pas miratimit të projektligjit për punën e detyruar deri në 5 vite punë për studentët e mjekësisë që duan të pajisjen me diplomë. Studentët thanë se presidenti dhe këshilltari i tij i kishin dëgjuar me vëmendje.

“Presidenti dhe këshilltari i tij na dëgjuan me vëmendje. Kërkuam mosdekretimin e ligjit nga presidenti. Nëse ligji nuk anulohet, bojkotojmë mësimin. Do ta çojmë ligjin në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai për mediat.