Aksident i trefishtë në Vaun e Dejës, 3 të lënduar, një në gjendje të rëndë (VIDEO)

Një aksident tjetër është regjistruar në vend. Këtë herë në aksin Vau i Dejës-Bushat, në fshatin Shelqet.

Burime bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 3 persona. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po përcakton shkaqet e aksidentit si dhe rrethanat e plota të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 5.11.2022 11:51