Veprim shembullor i Coutinhos për Barcelonën pas huazimit tek Aston Villa

Philippe Coutinho gjatë ditës së premte u zyrtarizua tek Aston Villa, shkruan FrontOnline.

Barcelona dhe klubi anglez arritën marrëveshje për transferimin e brazilianit në formë huazimi deri në fund të sezonit, me opsion blerje në mënyrë të përhershme në fund të edicionit për 40 milionë euro.

Ndonëse Barcelona e dëshiroi me çdo kusht largimin e Coutinhos, braziliani ka bërë një gjest fantastik për tashmë ish-klubin e tij.

Coutinho raportohet se ka pranuar të ulë pagën e tij për të lejuar Barcelonën të mos paguajë asnjë nga pagat e tij gjatë huazimit të tij, me klubin anglez që do të paguajë 65 përqind të pagës së tij normale.

Veprimi i tij i lejon klubit tani të regjistrojë Ferran Torres.


Shtuar 8.01.2022 10:24